Kosovë Lajme

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe qytetarë të tjerë.

Protesta është zhvilluar para bustit të Adem Jasharit.