Kosovë Lajme

Çlirim Haziri fton qytetarët edhe sonte në protestën “Jo në emrin tim”, dita e gjashtë radhazi

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që edhe sonte t’i bashkohen protestës në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e gjashtë radhazi të tubimeve.

Protestat po vazhdojnë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe kundërshtim paqësor ndaj këtij vendimi.

Haziri ka bërë të ditur se protesta e mbrëmjes së sotme do të vazhdojë me të njëjtin mesazh: “Jo në emrin tim”, duke ftuar qytetarët pa dallim që t’i bashkohen tubimit.

POSTIMI