Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është njëri nga tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së të mbetjeve mortore.
Mbetjet u gjetën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, 27 vjet pas zhdukjes.
Djali i tij, Shpëtim Rraci, tha se familja u njoftua zyrtarisht nga institucionet për identifikimin.
“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, shkroi Rraci.
