Kosovë Lajme

Pamje të papara: Si fëmijë marshonte me Thaçin, sot Çlirimi marshon për të dhe shokët e tij

Një video e papublikuar më parë sjell pamje të rralla nga vitet e pasluftës, ku Çlirim Haziri, atëherë ende fëmijë, shihet duke marshuar së bashku me vëllain e tij, Shqiprimin, përkrah Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Liburn Aliut dhe figurave të tjera të asaj kohe.

Çlirimi është djali i heroit Xhavit Haziri, i cili vazhdon të jetë në listën e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Pamjet marrin një domethënie të veçantë sot.

Atëherë, ende fëmijë dhe me plagën e mungesës së babait, Çlirimi marshonte bashkë me Hashim Thaçin. Sot, më shumë se dy dekada më vonë, ai marshon për Hashim Thaçin dhe shokët e tij, duke qenë njëri prej organizatorëve të protestave që po mbahen çdo mbrëmje në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Nga një fëmijë që ecte në marshimet e pasluftës, sot Çlirim Haziri është ndër zërat që po organizojnë qytetarët në shesh, me kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Videoja krijon një simbolikë të fuqishme mes dy kohëve: dikur fëmijë, krah Hashim Thaçit; sot burrë, duke marshuar për të.