Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Mësohet se, gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Në New York, Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë, transmeton Klankosova.tv.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit shqiptar në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Shefi i qeverisë shqiptare do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
