Kosovë Kronikë Policore Lajme

Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” nga varrezat masive në Zubin Potok

Tri viktima të grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve” janë identifikuar përmes analizës së ADN-së, pas gjetjes së mbetjeve mortore në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është njoftuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur për pranimin e tri raporteve të para të ADN-së.

Sipas Kurtit, identiteti i viktimave është konfirmuar më pak se dy muaj pas konfirmimit të varrit të parë masiv. Viktimat ishin kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999 nga forcat serbe.