Kosovë Lajme

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë!

Protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Tubimi do të nisë në orën 21:00, në të njëjtën kohë sikurse protesta e mbajtur sonte.

Protestat në Prishtinë kanë nisur të mërkurën dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditëve në vijim, me pjesëmarrje të qytetarëve, figurave publike dhe përfaqësuesve të ndryshëm të jetës politike e shoqërore.

Kujtojmë se më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.