Kosovë Lajme

Të pranishëm në protestë edhe djali i Thaçit e Veselit!

Në protestën që po mbahet sonte në Prishtinë, me moton “Jo në emrin tim”, janë parë edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, si dhe djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestor Veseli.

Prania e tyre është vërejtur mes qytetarëve që janë mbledhur në kryeqytet pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në protestë janë parë edhe figura të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë Memli Krasniqin, Rrahman Ramën, Ariana Tahirin dhe Përparim Grudën.

Masa e mbledhur në Prishtinë ka reaguar me brohoritje dhe thirrje gjatë protestës, e cila po zhvillohet kundër vendimit të Speciales.