Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falendëruar sërish popullin shqiptar për mbështetje, duke thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e pastër.
Ai gjatë protestës që po mbahet aktualisht në sheshin “Skenderbeu” falendëroi edhe mediat.
“Dua t’i falenderoj të gjithë popullin ëshqiptar për mbështetje, jemi falenderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër.Faleminderit për mediat që janë tregu shumë bashkëpunuese, si dhe për punën e palodhshme që keni bë”, tha Thaçi.
