Kosovë Kronikë Policore Lajme

Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën

Protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vazhduar edhe sonte në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa një kolonë e madhe veturash me protestues është parë te Katedralja në Prishtinë.

Derisa qytetarët janë nisur në drejtim të zyrave të EULEX’it në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku ndodhne patrulla të shumta të Policisë së Kosovës, të cilat e kanë bllokuar rrugën.

Protesta zhvillohet pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shpallur më 16 shtator në Hagë.

Protesta është paralajmëruar me moton “Jo në emrin tim”