Ka përfunduar e qetë protesta e thirrur “Jo në emrin tim” në sheshin Skënderbe në Prishtinë.
Qytetarët edhe sonte përmes protestës e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykata Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Pas me shumë se dy orë protestë ku u bë thirrje për bashkim të shqiptarëve në kundërshtim të vendimit të Speciales, protestuesit janë shpërndarë të qetë.
Kujtojmë që nesër OVL e UÇK-së ka thirr protestë gjithëpopullore. Protesta do të mbahet në ora 12:00 në Prishtinë.
