Kosovë Lajme

PDK-ja mblidhet pas vendimit të Hagës, Hamza: Të gjitha veprimet janë të mundshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se partia do ta diskutojë në mënyrë të detajuar situatën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza, para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ka deklaruar se të gjitha format demokratike dhe ligjore do të jenë në opsion, ndërsa ka thënë se qëndrimet zyrtare të partisë do të përcaktohen pas diskutimeve, raporton Ekonomia Online.

“Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë detajshëm. Ne e kemi thënë, që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Më tutje do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

I pyetur nëse PDK-ja do të marrë iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza tha se nuk përjashtohet asnjë veprim demokratik dhe ligjor.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, tha ai.