Një protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e krerëve të UCK-së është thirrur për të enjten mbrëma në Prishtinë.
Njoftimin për protestën e sotme, e cila parashihet të zhvillohet sonte prej orës 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet e ka shpërndarë Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri.
“Dje u mblodhëm sepse nuk pranuam të heshtim përballë padrejtësisë. Sonte vazhdojmë. Nuk do të ketë qetësi përballë padrejtësisë. Nuk do të ketë heshtje. Do të ketë zë. Do të ketë protestë. Sonte | 21:00, Sheshi “Skënderbeu”. JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar ai në Facebook.
