Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka konstatuar se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme.
Sipas gjyqtarit Charles Smith, Selimi ishte i përfshirë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.
Selimi, në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sipas trupit gjykues, kishte rol të rëndësishëm në krijimin e zonave operative, të cilat i inspektonte në mënyrë të rregullt.
“Arriti në konstatim se pozita e tij i dha më pak pushtet mbi anëtarët e tjerë të UCK’së. Për dallim nga të akuzuarit të tjerë, z. Selimi si shef i drejtori operative luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative. Krijimi i njësiteve dhe zonave në vetvete nuk ishte kriminal. Selimi i inskeptoi këto zona dhe mori raporte të shpeshta për personat e dyshuar dhe kolaboracionist. Trupi gjykues është bindur se z. Selimi ishte i vetdijshëm që po shënjestroheshin për qëllimin e përbashkët. Ai ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e përbashkët. Z. Selimi emëroi persona të cilët kryen krime apo ishin në dijeni. Z. Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në krime në mënyra të ndryshme që përshkruhen në aktgjykim. Z. Selimi mori pjesë në ndalimin e 13 parlamentarëve në Qirez.”, deklaroi Smith.
Gjykata ka konstatuar gjithashtu se Selimi merrte raporte të shpeshta lidhur me persona të dyshuar dhe të konsideruar si kundërshtarë.
Sipas konstatimit të trupit gjykues, Selimi ishte në dijeni se njësi të UÇK-së po shënjestronin persona të caktuar.
