Qytetarë të shumtë janë mbledhur në hapësirat pranë gjykatës, duke pritur vendimin e Dhomave të Specializuara lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, numëri i madh i tyre mbajnë flamuj kombëtarë, të UÇK-së dhe kanë veshje me simbole kombëtare.
Në mesin e të pranishmëve janë parë flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe simbole të UÇK-së.
Verdikti pritet të shpallet në Hagë, nesër, 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00.



