Kosovë Lajme

Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

Vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, gjyqtari Charles Smith ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë për një periudhë prej dy muajsh, raporton Klankosova.

“Për shkak të afateve, konfirmojmë lajmin e fundit se vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues për Thaçin e të tjerët, Charles Smith ka vendosur t’ua vazhdojë edhe dy muaj paraburgimin Veselit dhe Krasniqit”, ka raportuar Mujku nga Haga.

“Nuk ka afate të tjera për të mësuar se a ka një vendim të radhës edhe për dyshen tjetër”.