Kosovë Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së, Musa Munishi, përballet me gjendje të rëndë shëndetësore – familja kërkon ndihmë

Ish-ushtari dhe invalidi i UÇK-së, Musa Munishi, po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim urgjent kirurgjikal.

Familja e tij ka bërë apel për ndihmë financiare, pasi sipas raporteve mjekësore, Musa ka nevojë për një ndërhyrje të specializuar, ndërsa kostoja e trajtimit arrin në 69 mijë e 800 euro.

Familja thotë se kjo shumë është përtej mundësive të tyre dhe u ka bërë thirrje qytetarëve, familjarëve, miqve dhe bashkatdhetarëve që ta ndihmojnë Musën në përballimin e trajtimit.

Detaje të tjera:

APEL URGJENT PËR NDIHMË FINANCIARE

Të dashur familjarë, miq, bashkatdhetarë dhe ju njerëz me zemër të madhe,

Sot po ju drejtohemi me një lutje të sinqertë për Musë Munishin, i cili po përballet me një gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim urgjent kirurgjikal.

Sipas raporteve mjekësore, Musa ka nevojë për një ndërhyrje të specializuar dhe urgjente. Kostoja e trajtimit është 69,800 €, një shumë jashtë mundësive të familjes së tij.

Në këto momente të vështira, çdo ndihmë është shpresë.

Nuk ka rëndësi sa është kontributi – 5€, 10€, 20€ apo më shumë. Çdo euro mund të bëjë një ndryshim të madh dhe ta ndihmojë Musën të marrë trajtimin e nevojshëm.

Ju lutemi, nëse keni mundësi, ndihmojeni Musën dhe shpërndajeni këtë apel, që të arrijë tek sa më shumë njerëz.

Sot mund të jetë një familje tjetër që ka nevojë për ne. Nesër mund të jemi ne.

PËR NDIHMË FINANCIARE

Xhirollogaria: Erblin Munishi

1501110005217605

GoFundMe – mund të kontribuoni edhe online:

Numri i kontaktit:

045 885 159