Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka shpallur të mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.
Siç raporton nga Haga gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, vendimi është marrë sot, pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, replikave dhe kundër-replikave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet mbrojtëse.
Sipas Mujkut, fjalimi i fundit i Hashim Thaçit i regjistruar në transkriptet e Gjykatës Speciale mbetet ai i 18 shkurtit, kur ai dha fjalët përfundimtare në rastin kryesor ndaj tij, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
