Kosovë Lajme

Kosova nderon viktimat e 11 Shtatorit

Kosova i bashkohet sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përkujtimin e viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Në këtë ditë, në Kosovë zhvillohen aktivitete përkujtimore në nderim të mijëra personave që humbën jetën në sulmet që tronditën SHBA-në dhe botën.

Përmes këtyre aktiviteteve, Kosova shpreh solidaritetin dhe respektin e saj për viktimat, familjet e tyre dhe popullin amerikan.

Në ora 09:00, ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me Albin Kurtin do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në ShBA.

Në ora 09:30, Peja Peace Forum organizon në Pejë një tryezë të rrumbullakët për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Në 09:40, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit në ShBA.

Ndërkaq, në 10:00 delegacioni i Aleancës bën homazhe pranë Memorialit “Kosova Kujton” në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në ora 11:00 mban aktivitetin tradicional përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.