Kosovë Lajme

Hamza nderon viktimat e 11 Shtatorit: Mirënjohës ndaj ShBA-së dhe popullit amerikan

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpartiakë, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se homazhet u bënë në nderim të të gjithë atyre që humbën jetën në sulmet e 11 Shtatorit, si dhe në shenjë respekti për miqësinë dhe partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Sot bashkë me kolegë nga radhët e PDK-së jemi këtu në nderim të viktimave të 11 Shtatorit, në respekt të gjithë atyre që kanë humbur jetën në këto ngjarje, në respekt dhe vlerësim për miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në. Jemi mirënjohës të SHBA-së dhe jemi shumë falënderues ndaj popullit amerikan dhe do të jemi gjithmonë bashkë me ta, edhe në gëzim edhe kur ka nevojë për respekt”, tha Hamza.