Kosovë Lajme

Nesër nuk do të ketë kufizime qarkullimi për automjetet e rënda

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e rënda.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e rënda.

Në njoftim thuhet se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.