Kosovë Lajme

Marshi i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më i madhi që ka parë ndonjëherë Kosova

Më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet marshi për çlirimtarët.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, bënë të ditura detajet lidhur me organizimin e transportit për qytetarët nga e gjithë Kosova.

Sipas tyre, në çdo komunë do të ketë linja të transportit, kur koha dhe vendi do të bëhen të ditura me kohë.

Ndërkohë, Tasholli tha se marshi i 12 shtatorit do të jetë më i madhi që ka parë ndonjëherë Kosova.

“Do të jetë marshi më i madh që ka parë ndonjëherë Kosova. Prandaj ftesa jonë është për të gjithë ju”, tha ai në një konferencë për media.