Kosovë Kronikë Policore Lajme

Publikohet momenti i arrestimit të dy të dyshuarve për sulmin ndaj Besart Ahmetit

Është publikuar videoja që tregon momentin e arrestimit të dy personave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, pas incidentit ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Në pamjet e publikuara nga televizioni Kanal 10 shihet momenti kur zyrtarët policorë ndërhyjnë dhe prangosin dy personat e dyshuar.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçar dhe një person mbi 20-vjeç, të cilët raportohet se janë djem të një zyrtari policor të Kosovës me mbiemrin Aliu.

VIDEO