Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një takim ku është konfirmuar mbështetja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Mbështetja e komunitetit arsimor i jep edhe më shumë forcë zërit të përbashkët për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe për mbështetjen ndaj çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm.
‘’ Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm!
SBASHK i bashkohet Marshit për Liri – sepse liria, drejtësia dhe dinjiteti mbrohen bashkë, me zë të lartë e me zemër plot.
12 shtator. Të gjithë në Prishtinë. Le ta bëjmë historinë të dëgjohet!’’, thuhet në postim.
