Lajme Sport

Vjen medalja e tetë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Peshëngritësi i Kosovës, Kianoush Rostami ngriti 166 kg në shkëputje për t’u stolisur me medaljen e argjendtë në kuadër të Lojërave Mesdhetare.

Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, duke uruar peshëngritësin për suksesin e arritur, transmeton Periskopi.

“Medalja e tetë për Kosovën në LM Taranto 2026. Urime Rostanit, dhe Federatës së Peshëngritjes”, thuhet në njoftim.