Kosovë Kronikë Policore Lajme

KPK zgjedh Bahri Hysenin e “Prontos” Zëvendëskryeprokuror të Shtetit në mandat katërvjeçar

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, u tha në njoftimin e KPK’së pas mbledhjes së somte.

Bahri Hyseni ishte një nga protagonistët në afërën e përgjimeve të dosjes së njohur si “Pronto” kur në vitin 2016 Gazeta Insajderi publikoi përgjimet e Adem Grabovcit dhe të tjerëve rreth dyshimeve për kurdisjen e punësimeve në institucionet dhe ndërmarrjet publike.

Në këto përgjime, Hyseni u bë i njohur për bisedën me Grabovcin kur këtij i thoshte për një pozitë në KOSTT se nuk kishte konkurruar.