Në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë ka filluar grumbullimi i anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe qytetarëve.
Sonte, në këtë shesh do të vendoset “Ora e pritjes”, për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktgjykimi për krerët e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator.
Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur më 22 gusht në Prishtinë “Orën e Pritjes”, përmes së cilës ka nisur numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, datë kur pritet të shpallet vendimi final për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë
