Kosovë Lajme

Sot nis viti i ri shkollor 2026/2027

Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot i rikthehen bankave shkollore, duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit nga klasat e para deri te nivelet e arsimit të mesëm rikthehen në procesin mësimor.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore kanë përpara një tjetër vit, me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit.