Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si bllokim të komunave dhe projekteve të tyre nga pushteti qendror.
Rama ka akuzuar Qeverinë për “ndëshkim politik”, duke thënë se qytetarëve nuk mund t’u merret buxheti dhe t’u bllokohen projektet vetëm pse nuk kanë votuar për pushtetin.
“Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka shkruar Rama.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit, duke e cilësuar atë si kundërshtim ndaj “bllokadës, arrogancës dhe centralizimit të pushtetit”.
“Paratë e qytetarëve nuk janë pronë e Qeverisë”, ka përfunduar Rama.
