Java e parë e shtatorit pritet të nisë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, ndërsa nga mesi i javës priten shtim i vranësirave dhe reshje shiu, të shoqëruara lokalisht edhe me shkarkime rrufesh.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë, ndërsa minimalet deri në 10°C.
E hënë, 31.08.2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të pranishme kryesisht përgjatë zonave malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa temperaturat maksimale ndërmjet 29 dhe 34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
E martë, 01.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 33°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s.
E mërkurë, 02.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.
E enjte, 03.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27 dhe 31°C.
E premte, 04.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27 dhe 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dheverilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
