Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj e ka nisur me fitore garën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në xhiron e parë të kategorisë deri 100 kilogramë, Zekaj e mposhti xhudistin nga Mali i Zi, Aleksandar Tomiq, duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Fitorja e Zekajt erdhi pasi kundërshtari i tij malazez pësoi tri dënime dhe fitorja i takoi xhudistit pejan.
Në çerekfinale, Zekaj do të ndeshet me xhudistin nga Tunizia, Ben Ghares.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e premte), xhudistët Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha fituan medalje të bronzta, ndërsa sot (e shtunë) do të garojë edhe Laura Fazliu.
