Kosovë Lajme

“Ora e Pritjes” nisi edhe në Prizren – numërimi mbrapsht për çlirimtarët

Edhe Prizreni iu bashkua “Orës së Pritjes” dhe numërimit mbrapsht drejt 16 shtatorit, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në aktivitet folën kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, të cilët bënë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje masive në Marshin për Liri, më 12 shtator në Prishtinë.

“Gjatë aktivitetit u shpalos edhe një baner i madh me mesazhin: “NË EMËR TË POPULLIT – SHPALLENI TË PAFAJSHËM!” Nga Prizreni, mesazhi është i njëjtë: Kosova po pret”, shkruhet në njoftimin nga platforma “Liria ka Emër”.