Kosovë Lajme

Parashikimi i motit për nesër!

Moti në Kosovë gjatë ditës së nesërme pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta. Në disa zona mund të ketë edhe reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.