Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka treguar se policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.
