Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ky është punëtori që humbi jetën, kjo është kompania për të cilën punonte

Detaje të reja rreth rastit tragjik që ndodhi sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Gazeta ka mësuar se viktima është Florim Ramaj.

Ndërkohë, kompania në të cilën Ramaj ishte duke punuar është “Shala Group”.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka treguar se policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.