Kosovë Lajme Shëndetësi

Ndahet nga jeta doktoresha, Drita Berisha

Është ndarë nga jeta Dr. sc. Drita A. Berisha, internistja, gastroenterologia dhe hepatologia e parë shqiptare në Kosovë.

E lindur në Gjilan më 19 maj 1952, ajo ishte pjesë e gjeneratës së parë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Karrierën e saj profesionale dhe akademike e zhvilloi në Kosovë dhe në Zagreb, ku kreu specializimin dhe subspecializimin në gastroenterologji e hepatologji.

Dr. Berisha ishte gjithashtu doktoresha e parë e shkencave dhe subspecialistja e parë në gastroenterologji dhe hepatologji në Kosovë. Për vite me radhë kontribuoi në QKUK dhe Fakultetin e Mjekësisë, si dhe në zhvillimin e Shoqatës së Gastroenterologëve të Kosovës, të cilën e drejtoi nga viti 2013 deri më 2017.

Në mars të vitit 2026, ajo u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin në zhvillimin e shëndetësisë dhe veprimtarinë e saj akademike e profesionale.