Flamur Foniqi, djali i xhaxhait së Jetlira Foniqit, 25-vjeçares që u dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, bëri të ditur se lajmin për vdekjen e familjares së tyre e mori nga axha i tij.
Ai u shpreh i tronditur nga ky lajm i rëndë, ndërsa tha se dyshimet e familjarëve janë se vajza e axhës mund të jetë privuar nga jeta
“Axha, babai i së ndjerës ka qenë duke jetuar në Slloveni, ndërsa Jetlira ka qenë e martuar. Ne si familje, por edhe familja më e ngushtë, nuk kemi qenë në dijeni për ndonjë konflikt ose zënkë të mëparshme. Deri tash jemi me konstatime dhe lajmet e mëngjesit, dhe ne besojmë që fatkeqësisht është vrarë. Ne do të kërkojmë drejtësi pa fund”, tha ai për Klan Kosova.
Ai shtoi se familja e të dyshuarit kanë kërkuar kërkim-falje, megjithatë sipas tij të njëjtit janë refuzuar.
