Kosovë Lajme

25 ditë para vendimit në Hagë, nis sot “Ora e Pritjes”

Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se sot në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë do të nisë aktiviteti i quajtur “Ora e Pritjes”.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të vendoset një ekran gjigant me numërim së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, datë kur pritet të merret vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë artistë dhe personalitete të ndryshme, ndërsa ngjarja do të nisë në ora 10:00.