Kosovë Lajme

Breshëri i shkatërroi të mbjellat, fermeri nga Istogu pyet: Qeveri, ku janë prioritetet tuaja?

Fermeri nga fshati Kovragë i Istogut, Nazmi Blakaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës mungesën e mbështetjes ndaj fermerëve të dëmtuar nga breshëri.

Blakaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pyetur Qeverinë për prioritetet duke shtuar se “Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi, ndërsa fermerët vendorë përballen me vështirësi të mëdha”.

“Për mërgatën gjeni pare për sigurime të veturave luksoze e bileta avioni, ndërsa fermerit që breshëri ia ka shkatërruar krejt mundin e vitit asnjë zgjidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë seriozitet!Madje, edhe mërgata e ka thënë qartë: nuk duam që shteti të na paguajë sigurimin e veturave. Ne duam që paratë të shkojnë aty ku e fuqizojnë Kosovën te prodhuesi vendor, te fermeri dhe te ekonomia jonë”, ka shkruar ai.

Blakaj ka thënë se “Kosova importon rreth 90% të mallrave. Në vend se ta fuqizoni fermerin, ta mbroni prodhimin vendor dhe ta ulni varësinë nga importi, ju e lini fermerin të falimentojë e pastaj prisni që ushqimin ta blejmë jashtë!”.

“Kur ka nevojë fermeri, gjithmonë ka arsyetime. Kur ka nevojë për luks e privilegje, papritmas gjenden paratë. Kur ka nevojë fermeri, gjithmonë ka arsyetime. Kur ka nevojë për luks e privilegje, papritmas gjenden paratë. Mos na flisni për zhvillim ekonomik kur e lini në baltë dorën që ushqen këtë vend. Fermeri nuk kërkon mëshirë kërkon drejtësi, dëmshpërblim dhe përgjegjësi!”, ka shkruar ai.

Blakaj u ka bërë thirrje institucioneve që prioritet të vendosin qytetarin, fermerin dhe prodhuesin vendor.

“Mbështeteni prodhuesin vendor. Kompensojeni fermerin që është dëmtuar nga breshëri. Investoni në bujqësi dhe në prodhimin e Kosovës. Mjaft me fjalë boshe!m Edhe mërgata po kërkon të njëjtën gjë: jo privilegje, por mbështetje për prodhuesin vendor. Sepse një shtet që nuk e mbron atë që prodhon, gjithmonë do të mbetet i varur nga importi. QEVERI, PRIORITETET DUHET TË JENË TEK QYTETARI, FERMIERI DHE PRODHUESI VENDOR — JO TEK LUKSI DHE PRIVILEGJET!”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

POSTIMI