Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksidenti me fatalitet në Surkish të Podujevës ku vdiqën dy persona, Policia thotë se vetura ishte me targa të huaja

Dy persona kanë vdekur mbrëmjen e së dielës si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë, ku shoferi, i cili po ngiste makinën me targa të huaja, ka goditur një veturë tjetër dhe për pasojë ai së bashku me pasagjerin kanë vdekur, ndërkaq vozitësi i makinës tjetër pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti i plotë i Policisë:

Aksident trafiku me fatalitet

Fsh. Surkish, Podujevë / 16.08.2026 – 22:30. Vozitësi mashkull kosovar me veturë me targa të huaja nga pa kujdesia ka goditur veturën e vozitësi mashkull kosovar. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë vdekur, ndërsa vozitësi tjetër pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit ,është dërguar në mbajtje. Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion.