Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ka humbur jetën një grua.
Në aksidentin mes dy veturash, përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ndërkohë, e reja do të varroset nesër në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq.
