Kosovë Lajme Politikë

Deputetët e PDK afrohen te hyrja ndërtesës së Qeverisë, e pyesin sigurimin për Kurtin – “a ka ardhë”?

Dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa dhe Eliza Hoxha, kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata janë afruar te hyrja e objektit, ku janë përballur me dyer të mbyllura nga sigurimi. Deputetët e PDK-së e kanë pyetur sigurimin nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë.

“Deputeti Kurti a ka ardhë, a është këtu?”, kanë pyetur ata, duke iu referuar Kurtit si deputet.

Në një moment, sigurimi u ka thënë diçka deputetëve, por për shkak të dyerve të mbyllura, ata nuk kanë arritur ta dëgjojnë.

Sigurimi më pas e ka hapur derën për të komunikuar me deputetët.

“Thjesht po na intereson me e ditë nëse ka ardhë Kurti. Deputetë ne, deputetë ai, të zgjedhur ne, i zgjedhur ai”, kanë deklaruar Mustafa dhe Hoxha.

Ata kanë thënë se do ta presin Kurtin para dyerve të Qeverisë deri në ardhjen e tij.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F3620188618119895%2F&show_text=false&width=267&t=0

Aksioni i PDK-së, i nisur të enjten, po vazhdon edhe sot me kërkesën që të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës për orën 11:00.