Botë Lajme

Shpërthimi i Etnës fut në kaos fluturimet

Shpërthimi i vullkanit Etna në Siçili ka tërhequr me mijëra vizitorë, të cilët duan të shijojnë nga afër pamjet spektakolare që dhuron çlirimi i llavës përvëluese, pavarësisht rrezikut të madh që ajo përbën.

Janë të shumtë alpinistët dhe dhe kureshtarët që ngjiten rreth 1200 metra mbi nivelin e detit për të filmuar, duke iu afruar mjaft pranë lumenjve të kuq që rrjedhin në shpatet e malit në Siçili, ndërsa gurët dhe hiri rrotullohen me shpejtësi në humnerë.

Shpërhtimi i vullkanit më aktiv në Europë ka shkaktuar kaos udhëtimesh në kulmin e sezonit turistik.

Autoritetet italiane u detyruan të pezullojnë sërish fluturimet në aeroportin e Katanias, pasi erërat e forta po shpërndajnë re të mëdha hiri në të gjithë pjesën lindore të ishullit, duke bllokuar mijëra pushues.