Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kontroll në Manastirc të Ferizajt, policia sekuestron AK-47, pistoletë dhe 181 fishekë

Policia e Kosovës, ka njoftuar për sekuestrimin e armëve të zjarrit, dhe municion në Manastirc të Ferizajt.

Policia bën të ditur se, ka kryer kontroll në shtëpinë e një personi, F.H 35 vjeç, ku në bagazhin e BMW’së së tij, ka gjetur dhe sekuestruar municionin.

Komunikata:

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion gjatë kontrollit në Manastirc të Ferizajt

Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, me datën 13.08.2026, ka zbatuar urdhëresën me shkrim të Gjykatës Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit F.H., 35 vjeç, në fshatin Manastirc të Ferizajt.

Gjatë realizimit të kontrollit, në garazhin që ndodhej në oborrin e të dyshuarit, përkatësisht në bagazhin e një automjeti BMW, ngjyrë e zezë, në pronësi të tij, janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri – pushkë automatike AK-47;

– tre karikatorë me gjithsej 139 fishekë;

– një armë zjarri – pistoletë;

– dy karikatorë me gjithsej 42 fishekë.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

POSTIMI