Kosovë Lajme Politikë

Gruda: PDK do të jetë nesër në Kuvend, “dera e sallës nuk guxon të jetë e mbyllur”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm nesër në Kuvendin e Kosovës.

Gruda tha se PDK-ja do të paraqitet në Kuvend në orarin e caktuar, në orën 11:00, duke pritur pjesëmarrjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne do të jemi në orarin tonë, në orën 11:00, do të presim me ardhë Avni Dehari dhe VV. Në sallë do të hyjmë dhe dera e sallës në Kuvend nuk guxon të jetë e mbyllur”, deklaroi Gruda .