Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për “vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës ka publikuar njoftim për kërkimin e Vezir (Ramush) Hazirajt, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast të “vrasjes në tentativë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2026, në fshatin Orrobërd-Istog. Policia bën të ditur se personi i dyshuar është i armatosur.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij që të kontaktojnë autoritetet dhe të mos ndërmarrin veprime vetë, për shkak të rrezikut të mundshëm.

Çdo informacion mund të raportohet në:

192;

0800 19 999;

ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”;

si dhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që personi i kërkuar të lokalizohet dhe rasti të trajtohet në përputhje me ligjin.