Kosovë Lajme

Pamje e mbeturinave në Fushë Kosovë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Banorët e rrugës “Drenica 2”, në Fushë Kosovë, janë ankuar në adresë të Insajderit për gjendjen e rëndë të krijuar nga grumbullimi i mbeturinave.

Sipas banorëve, mbeturinat janë grumbulluar në sasi të mëdha, duke shkaktuar erë të rëndë dhe duke e bërë situatën shqetësuese për banorët e zonës.

Ata shprehen të shqetësuar veçanërisht për praninë e fëmijëve dhe të moshuarve në këtë zonë, duke ngritur shqetësimin për rreziqe të mundshme për shëndetin dhe përhapjen e sëmundjeve.

“Është një gjendje e tmerrshme. Kundërmon erë shumë e rëndë. Këtu ka banorë, fëmijë, pleq e plaka dhe situata po bëhet e padurueshme”, ka thënë njëri nga banorët.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për largimin e mbeturinave dhe sanimin e gjendjes.