Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, e ka pranuar se në qumështin “Vita” nuk është gjetur vaj palme.
Në një konferencë për media, ai ka ekspozuar disa lloje tjera të qumështit të kompanisë “Abrazen”, në të cilat është gjetur vaj palme.
Por, në produktet e prezantuara nuk ka qenë qumështi dhe jogurtin “Vita”, të cilat janë njësi të veçanta të kompanisë “Abrazen”.
Megjithatë, vetëm kur është pyetur nga direkt nga gazetarët, Muja e ka konfirmuar se në qumeshtin “Vita” nuk është gjetur diçka e dyshimet.
“Nëse me thua ti mu që 4 herë paradite po prodhon qumësht me vajë palme dhe disi po e gjej që masdite një, unë jam i interesuar me e kuptu qat shkelës, si ja bënë qata një herë me prodhur. A ka pas keskontaminim? Po është gjetur që një mostër që nuk ka problem, por jo për qumështin pluhur”, ka thënë Muja.
Duke u arsyetuar se pse nuk kanë treguar qysh në fillim se ku lloj qumështi është i pastër, ai ka thënë se ministria që ai drejton nuk merret me marka të përveçme.
“Në lidhje me qumështin Vita, ministria dhe as ne nuk i trajtojmë se cila markë tregtare është. Ne e verifikojmë origjinën e problemit. Kush është ai që po e prodhon, se markat tregtare i licencon Ministria e Tregtisë. Ne i marrim vetëm subjektet, njerëzit, pajisjet që ne i kemi aprovuar për qumësht, a po vazhdojnë me i mirëmbajt qato dhe kjo është konstatuar që jo”, është shprehur ai.
Ai ka bërë me dije se për këto kompani do të shtohet kontrolli.
“Por, i kam kërkuar AUV-it, siç thotë ligji, në rast se gjendet që brenda subjektit të njëjtë, llotet, produktet janë përzier, atëherë trajtimi dhe mbikëqyrja e shtuar duhet të shkoj edhe për ato produkte të cilat nuk janë konstatuar me një mostër”, ka thënë Muja.
