Kosovë Lajme Shëndetësi

Pas disa ditësh në kujdes intensiv, një burrë nuk arrin t’u mbijetojë plagëve nga aksidenti

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:30, në Gjilan.

Viktima ishte duke u trajtuar në kujdesin intensiv në QKUK, por më 8 gusht 2026, rreth orës 08:15, është konfirmuar se ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.