Kosovë Kronikë Policore Lajme

I dyshuari për plagosje ‘mesazh’ Policisë nga TikToku’u: Kur s’ka drejtësi, unë e kom trunin tem, vazhdoj në atë temën temen

Personi i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në fshatin Orroberdë të Istogut, mrbrëmjen e së premtes, Vezir Haziraj, është shfaqur publikisht me një video në rrjetin social TikTok.


Haziraj, i cili më parë kishte vuajtur një dënim me burg dhe kishte shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj sistemit të drejtësisë, në këtë paraqitje të fundit ka folur rreth të kaluarës së tij gjyqësore, duke pretenduar se ndaj tij është bërë padrejtësi, dhe se për këtë arsye nuk dorëzohet tek organet e drejtësisë.

“Pse me u dorëzu unë, kur Gani Gecit ia kanë bo vetëmbrojtje, aty dy vjet e gjysmë burg i ka mbajt për vrasje, a unë plages vetëmbrojtje në shtëpi teme, mu 5 vjet mi jepni burg. Kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem, vazhdoj në atë temën time dhe nuk mundet me m’ndal kurrkush”, ka thënë Haziraj në video.

Ai dyshohet se të premten mbrëma, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka shtënë me armë zjarri ndaj Dardan Haxhijajt, rreth 34-vjeçar, duke e plagosur në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, ndërsa rasti nga Prokuroria është konsideruar si “Vrasje në tentativë”.